Drejtë përfundimit ndërtimi i trotuareve në Pagarushë dhe Gajrak

Ndërtimi i trotuareve në fshatrat Gajrak dhe Pagarushë të komunës së Malishevës, ka hyrë në fazën finale dhe janë drejtë përfundimit. Punimet në trotuare në këto dy fshatra, i ka inspektuar edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, me zyrtarët tjerë përgjegjës, i cili është ndarë i kënaqur me ecurinë dhe punimet që po kryhen. “Punimet në ndërtimin e këtyre trotuareve në dy fshatrat janë në përfundim e sipër dhe punimet janë kryer sipas planit dinamik dhe sipas kritereve të parapara”, ka thënë drejtori Morina. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në Pagarushë, sikur edhe në disa vendbanime tjera, janë ndërtuar trotuar për personat me nevoja të veçanta, të cilët lëvizin nga shtëpia në shkollë, dhe sipas drejtorit Morina, kjo kategori do të kenë përkujdesje të veçantë në ndërtimin rrugëve apo trotuareve. Përndryshe, në fshatin Gajrak janë ndërtuar 500 metra trotuar, ndërsa në Pagarushë 1300 metra dhe këto janë mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …