Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sporte i komunës së Lypjanit, merr nën mbrojtje shtëpinë e selisë së Radios Kosova e Lirë, në Krojmir

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sporte i komunës së Lypjanit, merr nën mbrojtje shtëpinë e selisë së Radios Kosova e Lirë, në Krojmir

Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sporte i komunës së Lypjanit, iu ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së Drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë, për ta marrë nën mbrojtje institucionale  shtëpinë e  Arian Idriz Qeriqit, në fshatin Krojmir, ku ka qenë selia e parë e Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë së lajmeve Kosovapress, gjatë luftës së UÇK-së, në vitin 1998.

Në përgjigje të kërkesës thuhet se Drejtorati për Kulturë Rini dhe Sporte do të fillojë procedurën, në mënyrë   që objekti i caktuar  të përfshihet në planin lokal për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, duke sqaruar se komuna nuk ka kompetenca të nxjerrë ligje, por vetëm akte nënligjore dhe në këtë drejtim ajo do të angazhohet që kjo shtëpi të ketë përkujdesjen,  ashtu sikur e meriton.

Radio-Kosova e Lirë, qysh në vitin 2003 ka ngritur “Shtëpinë Muze” në fshatin Berishë, të cilën nuk e ka marrë në mbrojtje institucionale komuna e Drenasit, edhe pse ka qenë e obliguar  me vendim të Ministrisë së Kulturës me numër 2944/2008, lëshuar më 3. 11. 2008 për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Kërkesa, prej vitit 2008 iu ka drejtuar secilës Qeveri, si edhe Qeverisë aktuale  por drejtoria e Radios-Kosova e Lirë ende nuk ka marrë një sqarim zyrtar, lidhur me refuzimin antiligjor që i ka bërë komuna e Drenasit. Është për ta përshëndetur vendimin e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sporte të komunës së Lypjanit, për një përkujdesje, qoftë edhe modeste, të Shtëpisë, në Krojmir, ku ka qenë selia e parë e Radios dhe Agjencisë Kosovapress,  thuhet në njoftimin e drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …