Drejtoresha Emini mbajti takim përgatitor me Drejtorët e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020

Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, ka zhvilluar një takim pune me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Bëhet me dije se në këtë takim është biseduar rreth parapërgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020. Drejtoresha Emini ndër tjerash ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që ata të jenë të përgatitur në aspektin teknik për fillimin e vitit shkollor dhe njëherit ajo kërkoj që ata të jenë sa më të angazhuar me qëllimin më të mirë që nxënësit të jenë edhe më të suksesshëm në mësimnxënie. Gjithashtu ajo falënderoj drejtorët dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre duke ju uruar fillimin të mbarë për vitin e ri shkollor që pritet të filloj brenda disa ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu u zgjodh nënkryetar i NALAS-it – Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu u zgjodh nënkryetar i NALAS-it – Rrjetit …