Drejtori i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i fton punëtorët që t’i kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat

Drejtori i Bordit të  “Trepçës”,  Ardian Syla, ka theksuar se “për t’i hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për ‘Trepçën’”. Ai  ka theksuar po ashtu se “humbjet të cilat janë duke u shkaktuar nga greva rrezikojnë likuiditetin financiar të ndërmarrjes,  duke rrezikuar edhe pagat e punëtorëve”. Syla po ashtu,  bëri ftesë tek minatorët që t’i kthehen punës. “Ftojmë gjithë të punësuarit në ndërmarrjen “Trepça” që t’i kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat të cilat janë të parealizueshme,  si dhe në dëm të ndërmarrjes dhe vet punëtorëve”, ka shkruar Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …