Brickos

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, foli lidhur me ngritjen e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha njoftoi se 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit 2023

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha njoftoi se 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje në vitin e kaluar. Në stacionet policore në veri të vendit, dorëheqje kanë dhënë 11 zyrtarë policor, ndërkaq këtë vit nuk ka pasur raste të tilla. Kështu tha drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili për më shumë se tri orë ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë. Ai foli edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit, rastet e paraqitura pranë Policisë së Kosovës dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. Pozitë e opozitë kanë ngritur çështjen e kushteve jo të mira të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për çka u tha se në disa stacione janë duke operuar me numër të vogël të automjeteve. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se situata e përgjithshme e sigurisë në vend është e qetë, por në pjesën veriore vazhdon të mbetet e brishtë. Duke folur për  sulmin terrorist në Banjskë e sulme të tjera në veri të Kosovës, ai shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë menaxhuar mbi 500 protesta në veri. Në paraqitjen e raportit të punës për vitin 2023, Hoxha para Komisionit për Çështje të Sigurisë theksoi se janë raportuar mbi 48 mijë raste pranë Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …