leoni

Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së

Drejtuesit e AKP-së takuan përfaqësuesit e FMN-së

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, z.Bajram Zejnullahu dhe Drejtori Menaxhues, z.Valon Tolaj pritën në takim një delegacion të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, që vepron në kuadër të Departamentit Evropian. Kryesuesi i Bordit dhe Drejtori Menaxhues i AKP-së e njoftuan shef i Misionit të FMN-së me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, me aktivitetet e fundit të AKP-së si dhe pasqyrat financiare e planin e punës të Agjencia për fazat e ardhshme.

Në anën tjetër, z. Gabriel Di Bella falënderoi drejtuesit e AKP-së për pritjen e organizuar dhe informacionet e ofruara në lidhje me progresin në transformimin e pronës shoqërore dhe zhvillimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datë për …