Erdogan - Putin

Duke qenë e injoruar nga Amerika e BE-ja, Turqia po lidhet me Rusinë dhe Iranin

Nga injorimi që i bënë Turqisë me rastin e grusht-shtetit, Amerika dhe BE-ja, Ankaraja zyrtare duket se po e ndërron kursin politik duke u mbështetur në dy fqinjët rivalë, edhe pse kundërshtarë dhe “armiq historikë”. Pikërisht për këtë qëllim, kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Ergodan ka vizituar Kremlinin dhe është pritur “miqësisht” nga kryetari i Rusisë, Vladimir Putin. Edhe Irani ka treguar mirëkuptim për Qeverinë e Turqisë dhe është ndër shtetet e para që ka dënuar përpjekjen për grusht-shtet më 15 korrik 2016. Me qëllim për të treguar mirëkuptim e ndihmë, sipas Al-Xhazirës, pritet ta vizitojë Ankaranë ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, i cili do të takohet dhe do të bisedojë me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu e më pastaj edhe me kryeatarin, Erdogan. Kjo llogaritet si njëra ndër vizitat më të rendësishme në rajon me qëllim të shtensionimit të situates në mes dyja shteteve, sidomos sa i përket Sirisë.  Bashkimi eventual i politikave të tri shteteve më të fuqishme të ranonit sikur janë Rusia, Turqia dhe Irani do të ndërronte kahen historike në botën e sotme të rivaliteteve Perëndim Lindje, kur dihet se Irani dhe Turqia janë dy shtete lidere të botës arabe dhe islame përgjithësisht, ndërsa Rusia shteti më i fortë në botë pas Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …