Lukas Mandl: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por është bllokuar për arsye politike

Dy deputetë austriak të Parlamentit Evropian kritikuan dyshen Borrell-Lajçak pasi nuk po bëjnë dallimin mes viktimës e agresorit

Dy deputetë austriakë të Parlamentit Evropian kritikuan ashpër BE-në dhe veçanërisht dy shefat kryesorë, Borrell-Lajçak pasi nuk po bëjnë dallimin mes viktimës dhe agresorit,  në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Është dashur shumë kohë për të pasur udhëtimin pa viza dhe nuk duhet të zgjasë aq shumë dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, ajo ka standarde të larta për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe liria fetare është shumë moderne në kushtetutë dhe kështu komisioner, ju lutemi mos flisni më për të dyja palët kur flisni për dialogun, unë do t’i kërkoja gjithashtu përfaqësuesit të lartë Borrell dhe gjithashtu Lajçakut kur flasim për Kosovën dhe Serbinë të shohin se Kosova është në rrugën drejt integrimit europian”, tha Lukas Mandl, eurodeputet nga Austria. “Një marrëveshje që nuk është nënshkruar nuk është as një marrëveshje e suksesshme dhe as e detyrueshme. Presidenti Vuçiç refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen e Ohrit dhe si reagim ndaj kësaj refuzoi ta nënshkruajë edhe kryeministri Kurti, dhe tashmë e shohim rezistencën dhe bllokimin e Serbisë kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Por dua gjithashtu të mbështes thirrjen e këtij raporti ndaj shteteve mos njohëse brenda Bashkimit Europian, ndaj Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë, Qipros dhe Greqisë, tha mes tjerash evrodeputeti austriak Lukas Mandl

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …