Dy ish- deputetet e Vetëvendosjes tashmë të pavarur, Fatmir Humolli e Haki Abazi, do të bisedojnë për një grup të ri parlamentar

Dy ish- deputetet e Vetëvendosjes tashmë të pavarur, Fatmir Humolli e Haki Abazi, do të bisedojnë për një grup të ri parlamentar

Dy ish- deputetet e Vetëvendosjes tashmë të pavarur, Fatmir Humolli e Haki Abazi, po bisedojnë për të krijuar një grup të ri  parlamentar.  Fatmir Humolli ka thënë se ka biseduar me Haki Abazin  lidhur me këtë nismë. Në çfarë mënyre është duke punuar Kuvendi, deputeti në mënyrë individuale nuk mund të jetë  shumë krijues brenda seancës. Kosova ka nevojë gjërat e mira t i vë në  funksion të realizimit të programit politik që e kemi pasur në fushatën elektorale. Kemi rënë dakord të punojmë  bashkërisht në pikat të cilat kemi afërsi mes vete. Hakiu ka disa pikëpamje që ndonjëherë unë s’kam pikëpamje të njëjtë me të, ai nuk ka pikëpamje të njëjta me mua, por duhet t’ i gjejmë  pikat e përbashkëta ku kemi mundësi për të bashkëpunuar”, ka thënë Humolli. Deputeti, Haki Abazi disa herë ka ngritur dyshimet se brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur. Ndërkohë, deputeti Haki Abazi i pyetur për idenë e Humollit, nuk ka dashur të deklarohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …