Oficerët e FSK-së, Major Vegim Krelani dhe Major Jaser Mulla, diplomuan në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës së ushtrisë amerikane. Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Nënkolonel Christopher Mackin, Shef i Edukimit në Detaçmentin e 7-të të Kolegjit të vendosur në Evropë u shpreh që, “pjesëmarrja e Kosovës në degën evropiane të Kolegjit të Shtabit dhe Komandës së SHBA-ve bazuar në Grafenëoeher, Gjermani është historike. Oficerët e saj ishin pjesë e grupit të parë ndërkombëtar prej katër studentëve të huaj që morën pjesë në këtë shkollim në Evropë. Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë mirëpret pjesëmarrjen e ardhshme të kosovarëve në këtë shkollë. Ata mund të falënderojnë Majorin Mulla dhe Majorin Krelani pasi kanë caktuar një standard të lartë të përsosmërisë akademike dhe të pjesëmarrjes së fuqishme aktive në klasë”.
Kontrolloni gjithashtu
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike
Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …