RKL: Xhelal Sveçla, njëri ndër kapitalistët e pas luftës, majtisti i Vetëvendosjes, ka deklaruar pasuri milionëshe në AKK

RKL: Xhelal Sveçla, njëri ndër kapitalistët e pas luftës, majtisti i Vetëvendosjes, ka deklaruar pasuri milionëshe në AKK

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njëri ndër kapitalistët e pas luftës, majtisti i thekur i Vetëvendosjes, ka deklaruar pasurinë e tij milionëshe në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Te pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar një shtëpi në vlerën 600 mijë euro, një lokal afarist 650 mijë euro, një tjetër 600 mijë euro, një tjetër kudi ku  dhe truall në vlerën 100 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të bashkëshortes në vlerën 4 mijë euro.  Te pasuria e tij familjare ka përfshirë edhe ordinancën stomatologjike të bashkëshortes së tij, në vlerën 6 mijë euro. Paga e tij vjetore kap vlerën mbi 15.800 euro, derisa bashkëshortja e tij ka tri paga të ndryshme. Nga ordinanca e saj siguron rreth 6 mijë euro, nga Universiteti i Tetovës, 3,600 euro dhe nga një universitet privat në Kosovë, merr mbi 20 mijë euro në vit.

Të gjithë ministrat e Qeverisë Kurti dhe vetë ai kanë deklaruar pasuritë në emër të bashkëshorteve të tyre, apo bashkëshortet në emër të burrave të tyre. Sesa është pasuria reale, kesh, në emër të  motrave, kunatave, fëmijëve, dajave, xhaxhallarëve e xhaxheshave këtë nuk e di askush, sepse ajo juridikisht nuk ndiqet, meqë në shoqërinë tonë kapitaliste të xhungës, nuk hetohet prejardhja e pasurisë, por është me rëndësi që ajo të deponohet në banka nga ku ato thithin eurot e qytetarëve, ndërsa Shteti thith pjesën për buxhetin e vet.

Duke folur me retorikë tashmë të njohur të luftës së tij për barazi sociale dhe duke qenë kjo pjesa e “kauzës” mashtruese gjatë fushatës, Albin Kurti kishte deklaruar:

Në Kosovë, për më shumë se dy dekada, në masë të madhe ka sunduar paligjshmëria, herë në mungesë të ligjeve e më shumë në mungesë të zbatimit të tyre. Zbrazëtira ligjore dhe jo efikasiteti i organeve të drejtësisë, ka krijuar hapësirë për rritje të kriminalitetit dhe një kulturë të pandëshkueshmërisë ku ata që kanë pasur qasje në buxhetin e shtetit, e kanë keqpërdorur atë për të përfituar personalisht. Rrjedhimisht shumë zyrtarë të lartë, e të tjerë të mesëm të lidhur me ta, kanë krijuar pasuri marramendëse duke keqpërdorur taksat e qytetarëve”, ka thënë Kurti.  Kallzo 14.4.2021.

Kurti nuk mund të shpjegojë, madje as denjon të dëgjojë për tri shtëpitë e bizneset nga 600-700 mijë euro të ministrit të tij të Brendshëm, shumë të dëgjueshëm dhe për shpirt, Xhelal Sfeçla dhe të shumicës së ministrave të tij.

Duke folur për pasurinë e politikaneve, Xhavit Haliti, para deputetëve të Kuvendit, në kohën kur ishte nënkryetar pati thënë se ne, (duke u shprehur në numrin shumës) të gjithë keni nga dy tre milionë euro nëpër duar…  Kjo shumë sipas tij është minimalja që duhet ta ketë një deputet, një ministër, një politiken i Kosovës, në kohën kur më shumë se 80 mijë familje  të vendit me nga shtatë e tetë anëtarë, marrin lëmoshën mujore 100 euro në muaj.

Vetëm bashkëshortja e ministrit, Sveçla, merr më shumë se 30 mijë euro në vit, aq sa marrin për një vit afër 20 familje të veteranëve apo  30 familje të asistencës sociale.

Natyrisht se Albini  nuk merret me punët e pasuritë e secilit ministër veç e veç, sepse kjo ndoshta nuk është punë e tij, por kur flet për pasurim të paligjshëm, ka parasysh vetëm komandantë e luftës, ata të Republikës së Dytë, të cilën në gro-plan i quan hajna dhe profiterë. Njoh dhe i dëshmoj me emër  e mbiemër 20 komandantë të njohur e të shquar të luftës, të cilët të gjithë tok  nuk e  arrijnë shumën e pasurisë së deklaruar publikisht të Xhelal Sveçlës.

Duke se kjo puna e korrupsionit, e pasurimit të paligjshëm në emër të barazisë sociale i akordon fjalës së iks fisnikes, e cila i thotë shoqes së vet: “ma mbaj djalin, t’ i them asaj  gruas, kurvë, pas se nuk më ka thënë”.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkon drejtësi dhe rikonfirmon përkushtim ndaj stabilitetit

Misioni i KFOR-it, ka lëshuar një komunikatë lidhur me sulmin e rëndë të së premtes …