Ka vazhduar edhe sot gjykimi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, me ç’ rast deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Vetëvendosja, Jetmire Vrenezi, së bashku me të akuzuarit Islam Thaçi, Egzonë Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Seanca e fundit për këtë rast ishte caktuar të mbahej më 3 qershor, por e njëjta ishte shtyrë në mungesë të akuzuarës Vrenezi, e cila ishte e angazhuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezit, Egzonë Morina-Thaçit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaçi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaçi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
Shukri Buja rrëfen sesi iu ka shmangur shokëve të luftës, me frikë nga akuzat për ndikim te dëshmitarët
Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur se …