Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim. Ai ka thënë se kanë kontaktuar me institucionet në Maqedoni, pasi që dyshohet që rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat përtej kufirit. Për rastin ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. “Jemi në kontakt me autoritetet e Maqedonisë sepse sipas të gjitha gjasave rrjedha e lumit i ka bartur trupat përtej kufirit”, ka thënë ministri Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama takohet me Macronin në Paris, në prag të Forumit të Paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin …