Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

E ashtuquajtura MSA komentohet sipas kutit të qeveritarëve, ndërsa përmbajtja e saj dëmton pavarësinë

Duke komentuar të ashtuquajturën MSA, në tryezën: “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?”, kryeministri i vendit,  Isa Mustafa tha se me nënshkrimin e saj Kosova e ka nënshkruar një ndër reformat më të mëdha të vendit. Sipas tij, me këtë marrëveshje Kosova ka lidhë marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe Qeveria do të punojë shumë që kjo marrëveshje të zbatohet. Mirëpo kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke iu referuar temës ka deklaruar  se politikanët tanë dhe institucionet e vendit anëtarësimin tonë në BE e kanë shndërruar në një mit. Ai ka thënë se nuk është e vërtetë se Kosova është afër BE-së dhe ka shtuar se MSA-ja ka probleme me BE-në, sepse sipas tij Kosova në MSA më shumë shihet si pjesë e Serbisë se sa si shtet i ndarë. Ardian Gjini nga AAK-ja tha se problemet e Kosovës janë më të thella se sa shihen. Ai tha se Kosova ka bërë gabime në hapa gjatë integrimit në BE. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi tha se Kosova ka qenë më mirë para 7-8 voteve se sa sot.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …