E konfirmon BE nesër grupi punues i dialogut të Kosovës do të takohet me atë të Serbisë në Bruksel

E konfirmon BE nesër grupi punues i dialogut të Kosovës do të takohet me atë të Serbisë në Bruksel

Grupi punues i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen të enjten në Bruksel në kuadër të dialogut. Mirëpo përveç takimit të nesërm të grupit të ekspertëve, në fund të këtij muaji do të ketë edhe takim të liderëve. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Tutje Stano ka konfirmuar se në takimin e së enjtes do të diskutohet për çështjet financiare dhe pronësore, duke mos dhënë detaje shtesë pasi që takimi i ekspertëve siç theksoi Stano është proces që po vazhdon. Theksojmë se në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari Thaçi, i cili ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ndalojnë kryeministrin Avdullah Hoti, që në Bruksel të diskutojë në lidhje me çështjet pronësore.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …