Vuçiq: Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën

E përditshmja “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur

Me propozimin për dialog të brendshëm për Kosovën, Aleksandar Vuçiq i hodhi hije të errët historisë serbe në bërjen e së cilës ka punuar edhe vet ai, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” lidhur me hapin e presidentit serb. “Në Serbi këtë vit ka verë me “vrima”. Arsye për këtë ka dhënë kryetari Aleksandar Vuçiq i cili në mes të korrikut kërkoi dialog për Kosovën”, thotë kjo e përditshme. Sipas saj, me propozimin për dialog, Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të kuptojnë se Kosovën e kanë humbur, transmeton lajmi.net. Shkrimi i kësaj gazete vazhdon duke thënë se Vuçiq ka lënë hije të errët në historinë serbe në bërjen e së cilës dikur ka punuar me zell ndërsa tani ai po kërkon që të pranohet pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 së cilës iu dha mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Serbët kanë në mendje shqetësime të tjera: vende pune, shkolla të mira për fëmijët e tyre, hapësira për banim që mund t’i paguajnë, por jo gjithmonë mitin e Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …