Easy Jet realizon fluturimin e parë Prishtinë – Berlin

Në ANP “Adem Jashari” Kompania ajrore Easy Jet realizoi fluturimin e parë për destinacionin e Berlinit dhe me këtë rast u mbajt një ceremoni inaguruse. “Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje për të sjellë kompani të reja ajrore dhe për të shtuar destinacione të reja. Prandaj, me lansimin e programit stimulues kemi arritur që në një afat shumë të shkurtë sot të kemi rritje të vazhdueshme si në numër të fluturimeve, po ashtu edhe në numër të udhëtarëve dhe si rezultat i kësaj ne po inaugurojmë edhe fluturimin e parë për Berlin nga kompania Easy Jet” – tha drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Easy Jet si kompani ajrore operon në tregun e Kosovës që nga viti 2010. Gjatë kësaj periudhe Easy Jet, dega në Zvicër është duke operuar me gjashtë fluturime për Bazel dhe katër për Gjenevë, derisa nga ky muaj, Easy Jet dega ne Angli do të filloj me tri fluturime nga Prishtina për në Berlin.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …