Edhe Malisheva me aksionin “Ta pastrojmë Malishevën”

Siç bën të ditur Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike në komunën e Malishevë, të martë me 24 maj, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, edhe në Malishevë do të organizohet ky aksion. Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë  së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ju bën thirrje të gjithë vullnetarëve për pjesëmarrje masive, në pastrimin e ambienteve në Komunën e Malishevës.

Sipas drejtorit Morina, si drejtori i kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë në koordinim me aksionin ta “Ta pastrojmë Kosovën”. Aksioni fillon në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …