Edhe në komunën e Deçanit u zhvilluan garat e Fizikanëve të rinj në nivel komunal

Edhe në komunën e Deçanit u zhvilluan garat e Fizikanëve të rinj në nivel komunal, pjesëmarrës ishin nxënësit nga klasat e IX-ta, X-ta, XI-ta dhe XII-ta të përzgjedhur nga garat shkollore. Garat u zhvilluan në ambientet e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, nën përkujdesjen e Profesorit Ramë Dobraj. Nxënësit të cilët do të rangohën në vendin e parë do të përfaqësojnë Komunën e Deçanit në garat Republikane. Në ditët në vijim do të publikohen nxënësit fitues nga kjo garë. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Ministrin e Arsimit Ramë Likaj, këshilltarin e Ministrit Enver Osdautaj dhe Drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj, uruan nxënësit për suksese të mëtejme, profesorin Dobraj për angazhimin dhe Drejtorin e shkollës Hamid Qorraj, për ofrimin e kushteve komode për zhvillimin e garës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …