leoni

Edhe në seancën e sotme nuk kanë munguar përplasjet verbale të Vjosa Osmanit me anëtarët e partisë së saj

Edhe në seancën e sotme nuk kanë munguar përplasjet verbale të Vjosa Osmanit me anëtarët e partisë së saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka vazhduar edhe sot përplasjet me anëtarët e partisë së saj. Gjithçka nisi kur Osmani e komentoi deklaratën e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stubllës, gjë që shkaktoi reagimin e Kujtim Shalës së LDK-së, i cili tha se kryeparlamentarja nuk guxon të bëj komente të tilla politike. Në debat u përfshi edhe Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, që Osmani e akuzoi se po e fyen duke i thënë “mos rrej”. Mirëpo kështu tha se nuk është deklaruar Zemaj. Ky i fundit iu drejtua Osmanit duke i thënë se e pa se është nervozuar dhe iu drejtua me fjalët “mos na rreh”. E më pastaj pati reagime të reja nga Kujtim Shala i LDK-së, që iu drejtua Vjosa Osmanit duke i thënë se nuk ka dëgjuar asnjëherë lexim më të çuditshëm të rregullores së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …