Punëtorët e Telekomit protestojnë kundër bllokimit të llogarive bankare të ndërmarrjes dhe tërheqjen e mjeteve brenda llogarive nga Z-Mobile

Punëtorët e Telekomit protestojnë kundër bllokimit të llogarive bankare të kësaj ndërmarrje

Pikat e kuqe të vendosura nga Lëvizja Vetëvendosje javë më parë po shfrytëzohen edhe për një protestë tjetër. Këtë herë nga punëtorët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës. Nën organizimin e Sindikatës së kësaj ndërmarrje me qindra punëtorë po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes dhe tërheqjen e mjeteve brenda llogarive nga Z-Mobile. Kryetari i sindikatës, Lamih Balaj ka thënë se pronari i Z-Mobile, Blerim Devolli po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve. Ai ka shtuar se i njëjti po ua humb nderin edhe deputetëve.Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës. “Është e turpshme por bashkangjitnu këtu sepse ka edhe bashkëluftëtarët tuajt këtu. Ejani bëhuni bashkë sepse keni qenë këtu kur Telekomi i Kosovës ua ka mbushur buxhetin ”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …