Edi Rama

Edi Rama: Me apo pa opozitën reforma do të miratohet

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka  deklaruar se drafti i reformës në drejtësi, me bashkë autorësi të shqiptarëve, SHBA-së dhe BE-së, tashmë ka hyrë në rrugën drejt sallës së parlamentit, madje me apo pa opozitën reforma do të miratohet. “Drafti që tashmë ka hyrë në rrugën për të ardhur drejt sallës nuk është drafti i PS-së, LSI apo PDIU-së, dhe i shumicës parlamentare, por draft i përbashkët i ynë, i shqiptarëve, SHBA-së dhe BE. Deklarata e djeshme ishte shprehja kuptimplotë e bashkë autorëve të një drafti ku mungon vetëm PD, opozita e sotme. Drafti do vazhdojë rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë tju shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj, lidhur me kush është kush në procesin e dhënies së reformës në drejtësi. Ne jemi gati tju shtrijmë dorën. As nuk diskutohet reforma me ju ose pa ju do të bëhet. Në pyetje është çmimi që do të ketë. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim sado i lartë të jetë. Thelbi i suksesit do jetë, me ju ose pa ju, shembja e sistemit të drejtësisë. Reforma me ju ose pa ju do behet. Sistemin e kalbur të drejtësisë do e shembim me ose pa ju. Jemi gati të paguajmë çdo çmim.

Sado i larte çmimi, më e lartë kostoja e mbajtjes së kësaj drejtësie.

Shpresoj që koha e mbetur tju vetëdijesojë.

Shpresoj reformën ta bëjmë së bashku.

Ju erdhët në komisionin e posaçëm për t’i thënë jo reformës.

Erdhet në komision me draft të njëanshëm tuajin. Ju penguat, zvarritët reformën në drejtësi me gjithëfarë alibish. Kërkojini falje znj Leskaj. As gjykatat tuaja s’bëjnë dot çmenduritë që kërkoni ju”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …