Visar Ymeri

Ymeri: Thaçi pranon se i ka marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë, por populli i Kosovës jo

Kryetari  i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka kritikuar kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, meqë ai ka deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin ‘Pronto’, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duket në publik”, ka thënë Ymeri. Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë, po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”, derisa Serbia përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës. Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Serbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës ‘Srpska’ ai u bë kryetar.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …