Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve

Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen sot në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve

Edi Rama dhe Lulzim Basha pritet të takohen sot, në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, për të diskutuar mbi dy reforma të rëndësishme, të drejtësisë dhe zgjedhjet. Kabinetet kryesore të dy partive politike janë përgatitur për të hedhur në diskutim çështjet me të rëndësishme të cilat po e mbajnë pezull politikën shqiptare. Takimi mes dy liderëve kryesore të partive politike në vend do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit, ose një goditje përfundimtare. Kryeministri Edi Rama pritet që të shoqërohet nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe Bashkim Fino që drejton komisionin për Reformën Zgjedhore, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend. Krasniqi në një postim shkruan se ambasadorin Hovenier e ka njoftuar edhe rreth qëndrimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme. Në zyrat e Grupit Parlamentar të PDK-së, takova ambasadorin e Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka njoftuar Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi takoi ambasadorin amerikan, Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar  ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë …