Edi Rama

Edi Rama: Furnizimi me vaksinën anti-Covid do të nis të hënën por me një sasi më të vogël se ajo e premtuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë. Rama vlerësoi punën e mjekëve në luftë me pandeminë ndërsa komentoi edhe çështjen e vaksinimit kundër virusit. Kreu i qeverisë tha se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, duke filluar nga e hëna, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID. Po ashtu Rama ka thënë se kontrata me Pfizer është për 500 mijë doza të rinovueshme. Ai ka treguar për tre skenarët për furnizim me vaksina.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …