Edi Rama

Edi Rama, kërkon nga vendet e rajonit t`i lënë anash mospajtimet dhe të shikojnë përpara në rrugën e tyre drejt integrimit evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkon  nga vendet e rajonit të Ballkanit, t`i lënë anash mospajtimet dhe të shikojnë përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian. Në adresimin e tij në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë, ai ka thënë se BE-ja është e gatshme për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor. Ai ka falënderuar zyrtarët evropianë për punën që kanë bërë. Plani i ri i rritjes i BE është një rezultat vërtetë inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues se kaq ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, komisionarin tonë Varhelyi për gatishmërinë e tyre për të dëgjuar shqetësimet tona, argumentet dhe idetë lidhur me arsyet se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej 1 dekade për të ndërtuar të ardhme të përbashkët, por edhe na sfidon për të treguar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian”, ka thënë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …