Bujar Osmani, Arben Taravari e Maksim Dimitrievski kanë marrë nënshkrimet e nevojshme për garën presidenciale, në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare, dhe Maksim Dimitrievski nga Partia Për Maqedoninë tonë, janë të vetmit që deri më 28 shkurt, kanë mbledhur nga 10.000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, më 24 prill. Afati për paraqitjen e kandidaturave me nënshkrime apo me mbështetjen e 30 deputetëve, skadon më 8 mars. Deri atëherë nënshkrime do të mbledhin edhe tetë kandidatë partiakë dhe të pavarur, por prej tyre afër përmbushjes së kushtit për pjesëmarrjen në zgjedhje janë, Biljana Vankovska nga partia E Majta dhe Stevçe Jakimovski nga partia GROM.  Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, tha se pas mbledhjes së nënshkrimeve kjo parti do të nisë me prezantimin e programit para opinionit, e që në fokus ka ndryshimin e modelit zgjedhor në të ardhmen, apo zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …