Edi Rama

Edi Rama: Kush heq Hashim Thaçin nga historia e asaj lëvizjeje i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të saj

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat kundër Sali Berishës i cili e ka akuzuar se gjoja vetë ai ka gisht në arrestimin e Thaçit, edhe pse dihet qëndrimi refuzues  i Berishës për kreun e luftës së UÇK-së. Edhe Rama i ka thënë “Gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e foltores dhe as për çorbën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku luftëtarëve të UÇK-së nuk janë meny ku fut hundët gjenerali i juaj i ushtrisë së vdekur që do të mbledhë të tjera koka të Ballkanit për ti bluar medemek në emër të kombit dhe dinjiteti shqiptar. Kjo ka shumë rëndësi sepse Kosova dhe gjaku I të gjitha viktimave dhe I heronjve dhe dëshmorë ë Kosovë përdore për atë thes. Nga doli kjo kujtesë që ne duhet të merremi me raportin e Dick Marty që është i firmosur dhe vulosur, në kohën e Berishës. Duhet ti themi Asamblesë që ky raport është i pabazë nëse vërtet duhet të merremi me mbrojtje të krenarisë. Kush heq Hashim Thaçin nga historia e asaj lëvizje thjesht i ngul një thikë mu në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat. Jemi duke folur për një gjyq që shkoi përtej.  Ka qenë lufta juaj, jeni marrë me drejtësinë ndaj përfunduat kështu. Jeni non-grata sepse ju ka udhëhequr një minues i drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …