Edi Rama: Me pranimin e projektit të Asociacionit, Albin Kurti, ka treguar se po bëhet tamam kryeministër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për  kthesën që ka bërë në qëndrimet e tij lidhur me Asociacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin. Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e projektit të Asociacionit Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër. Albini ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshjeje, konsideron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …