Edi Rama

Edi Rama: Populli dhe shteti duhet të ecin të bashkuar për ta fituar këtë luftë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në kohën e pandemisë së coronavirusit është e rëndësishme mbrojtja e jetës së çdo shqiptari.  Populli dhe shteti duhet të ecin të bashkuar për ta fituar këtë luftë. Të gjitha kanë rëndësinë e tyre, po mbi të gjitha sot është mbrojtja e jetës së çdo shqiptari dhe ecja çdo ditë të bashkuar, popull dhe shtet, drejt fitores së kësaj lufte që nuk e zgjodhëm, por kemi detyrën ta fitojmë. Nëse sot jemi në këtë pikë, e jo mbi ndonjë mal me të vdekur, kjo është falë nesh e mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu, shtet e popull bashkë si një trup i vetëm dhe vetëm prej nesh varet tanimë ta çojmë deri në fund kështu këtë luftë”, ka shkruar Rama. Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 409 raste me coronavirus.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …