Edi Rama

Edi Rama: Propozim i ri apo avaz i vjetër?

Duke komentuar propozimin më të fundit të paraqitur nga Partia Demokratike për çështjen e mbetur ende pa konsensus për reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama thotë  propozimi i PD-së është avaz i vjetër. Shumica në Kuvend  është për konsensus për reformën, por nuk mund të pranojë deformim konsensual të thelbit të saj që është garantimi i një procesi rigoroz profesional e të pavarur nga partitë për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të komisionit të vetingut të prokurorëve dhe gjykatësve. Rama shkruan se pa vetingun, kjo reforme s’ka asnjë vlerë. “Kjo s’është vetëm bindja jonë, por një vijë e kuqe që nuk e ka pikturuar peneli im, po e ka vënë Brukseli dhe Uashingtoni. Dhe është e habitshme që Partia Demokratike vazhdon merret me gishtin, kur gishti tregon hënën! Sepse kështu i bie që jo vetëm unë, po edhe Brukseli e Uashingtoni, nuk e duan reformën. Me këtë propozim, PD ka kaluar nga vendet e rezervuara te vendet e blinduara. Një ditë më parë Partia Demokratike kishte bërë publike një propozim për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të vetingut, propozim që duket se u refuzua nga mazhoranca nëpërmjet Kryeministrit Rama. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …