Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se ka qëndruar për një vizitë në Prishtinë për ta nënvizuar solidaritetin vëllazëror të Shqipërisë me Kosovën, në rrugën e përbashkët e të vështirë të paqes e të demokratizimit të mëtejshëm për të dyja shtetet. “Dje në Prishtinë gjatë takimeve me presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa, drejtues të AAK-së dhe kryetarin e bashkisë, Shpend Ahmetin për zhvillimet e reja e për sfidat e përbashkëta si edhe për të nënvizuar solidaritetin vëllazëror të Shqipërisë me Kosovën, në rrugën e përbashkët e të vështirë të paqes e të demokratizimit të mëtejshëm në shtetet tona e po ashtu në marrëdhëniet rajonale”, ka shkruar Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
