Edi Rama: Jemi të gatshëm të flasim e të dialogojmë me opozitën për çdo gjë, por ne qeverisim vendim

Edi Rama: U bënë plot 4 vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur sot nga Ministria e Brendshme për rezultatet e kënaqshme sipas tij te 9-mujorit të Policisë së Shtetit, tha se ndihet keq për furinë e baltës, akuzat dhe përpjekjesh ndaj policisë. Sipas tij, këto sulm,e synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit. “U bënë plot 4 vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend dhe thjesht për një statistikë të bazuar në fakte i kam kërkuar para pak ditësh njerëzve të medias në Kryeministri të bëjnë një kërkim në gjithë historikun e medies së lirë shqiptare për të parë treguesit lidhur me qëndrimet politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit. Nuk jam befasuar, por edhe pse e kisha të qartë, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit në këto 4 vite është dhjetë me një”, tha Rama. Sipas Ramës, deri tani, pa mbaruar muaji tetor Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro. “Pra deri në fundit e vitit të shkuar ishin plot 47 milionë euro, para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në 2013 shifrat as krahasoheshin, tani a ka nevojë për logjikë?”- tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …