Kryeministri, Edi Rama

Edi Rama: Vendosim kontroll absolut në tërë territorin me zbatimin rigoroz të Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, duhet të bëhen urgjentisht prioritet i njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky është mesazhi dhe objekti që do të shpaloset sot nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm, ku do të flitet pikërisht për këto çështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë sot.  Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë. Kur vjen puna për një mur, një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga Velipoja deri në Sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. Vendosim kontroll absolut në territor.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …