Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Edita Tahiri: Kam bërë mjaft kompromise në kurriz të Kosovës nuk ka kuptim të bëjnë edhe më shumë

Ish-udhëheqësja e dialogut teknik, Kosovë-Serbi, në bisedimet e Brukselit, Edita Tahiri, tani kur është përjashtuar nga negociatat me Serbinë thotë se Kosova nuk duhet të pranojë kurrfarë kompromisi jashtë Pakos së Ahtisarit, në fazën e fundit të dialogut, e cila pritet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve, duke shtuar se kompromisi i parë është bërë me planin e Vjenës. Zonja Tahiri,  e cila për tri vjet në krye të delegacionit ka nënshkruar të gjitha lëshimet e Kosovës ndaj Serbisë, tani thotë se janë bërë mjaft kompromise  dhe nuk ka nevojë për kompromise të tjera. Kjo negociatore e emëruar nga zyrtarët e huaj, e pranuar nga ish kryeministri, Hashim Thaçi, e shtrydhur në tërësi  gjatë bisedimeve, me ish-kolegun e saj të studimeve, kryetarin e delegacionit nga Serbia, Borko Stefanoviq tani është kujtuar të deklarojë se janë bërë sa e sa kompromise të dëmshme për vendin, për të cilat, gjatë procesit të bisedimeve ajo kishte deklaruar për çdo ditë, se nuk është bërë as edhe një lëshim i vetëm. Kjo zonjë e papërgjegjshme  harron qindra deklarata, madje edhe krekosje fodulle që kishte bërë sa herë të ishte kthyer nga Brukseli, ashtu si dukur në bisedimet e Vjenës, kur Lutfi Haziri thoshte i entuziazmuar se Serbinë e kishte mundur me rezultatin 8 me 2. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …