KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional tash e katër muaj për shkak të mos emërtimit të anëtarëve

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ende nuk ia ka propozuar kryetarit emrat e dy kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa i pari i shtetit ende nuk ka emëruar as kandidatët e propozuar nga subjektet e tjera politike, duke e lënë KQZ-në jofunksionale tash e katër muaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të mbetet jofunksional tash e katër muaj për shkak të mosemërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së nga ana e kryetarit Thaçi. Për dallim prej subjekteve të tjera politike, koalicioni PDK-AAK-Nisma ende nuk i ka propozuar emrat e dy përfaqësuesve në KQZ, kjo po bën që presidenti të mos i emërojë anëtarët e rinj të KQZ-së. Opozita konsideron se Thaçi po e pret koalicionin PAN, pasi ky koalicion sipas tyre ka mosmarrëveshje se kush do t’i përfaqësojë. Mirëpo një gjë të tillë ështëë mohuar nga ky koalicion. Ata thonë se nuk kanë mosmarrëveshje të tilla, por Gjykata Kushtetuese ua ka komplikuar punën duke ua bërë të paqartë se si duhet të veprohet në raste të koalicioneve. Ndërkohë, nga shoqëria civile thonë se kjo zvarritje po bëhet për qëllime politike e për të blerë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …