Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, duke propozuar një zgjidhje për tejkalimin e situatës aktuale politike. Tahiri ka thënë se vendi ka nevojë për një qeveri të gjerë dhe stabile, e cila do të udhëhiqej nga një kryeministër që vjen nga partitë që deri tani kanë qenë në opozitë. Prapë dështoi konstituimi i Kuvendit. Vetëm një qeveri e gjerë stabile me kryeministër nga opozita hap rrugën e krijimit të institucioneve të reja, ka shkruar ajo. Tahiri u shpreh se vetëm një qasje gjithëpërfshirëse politike mund të garantojë funksionalitet institucional dhe stabilitet në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Hamza: Rambujeja ishte momenti kur Kosova zgjodhi anën e drejtë të historisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të …