Ekrem Krasniqi:

Edmond Ekrem Krasniqi: Koha për t’iu dhënë fund vetove në BE për integrimin e Ballkanit

Çelësi për të zhbllokuar integrimin në BE për Ballkanin Perëndimor qëndron në traktin e BE-së – heqjen e rregullit të unanimitetit për zgjerimin.

Ndryshimi i traktit mund të tingëllojë si ide e trashë (v.j. e vështirë për t’u realizuar) në kohën kur BE është e preokupuar me çështje të tjera, siç janë Brexit dhe migracioni. Por, është një test nëse vendet anëtare me të vërtetë e mendojnë (v.j. e kanë seriozisht) kur thonë se e ardhmja e Ballkanit është në BE.

Në traktin e tashëm ( të BE-së) të gjitha vendimet e mëdha për zgjerimin janë çështje e 28 vetove të mundshme té vendeve anétare. Kjo do të thotë se asnjë nga shtetet e Ballkanit që shpresojnë të hyjnë në BE, nuk mund të anëtarësohen në një të ardhme të afërt, jo për shkak të mungesës së reformave, por për shkak të ngërçeve politike. E kjo do të thotë po ashtu se problemet në rajon do të rriten edhe më shumë përderisa shpresa për BE zbehet.

Ngërçi i Maqedonisë

Ngërçi i Maqedonisë e ilustron problemin. Komisioni Evropian e ka vlerësuar Maqedoninë gjatë nëntë viteve rresht se është e gatshme për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Por, megjithatë ajo nuk i ka filluar ato meqë Greqia e ka vënë veton kundër për afro një dekadë për shkak se emri i Maqedonisë përplaset me një rajon në Greqi me të njëjtin emër. Maqedonia degjeneroi nga të qenurit një nxënës yll i BE-së në protesta té dhunshme në parlament gjatë kësaj kohe të pritjes në harresë. Zyrtarët e BE-së tash po e përkrahin qeverinë e re në Shkup, por e njëjta pritja në harresë po vazhdon.

Serbia dhe Kosova po ashtu e ilustrojnë problemin e kriterit të BE-së (v.j. té vetove pér zgjerimin).

Serbia po mbyllë kapituj në librin e negociatave për hyrje në BE e vetëdijshme se nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian përderisa nuk e bënë atë që kurrë nuk mund të bëjë – ta njohë Kosovën. Kosova po bënë hapa në rrugën për në BE e vetëdijshme se nuk mund të hyjë (anëtarësohet) përderisa Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e bëjnë atë që nuk po japin asnjë shenjë se do ta bëjnë – ta njohin Kosovën. Kapitulli 35 i bisedimeve Serbi-BE, që ka të bëjë me Kosovën, nuk mund të mbyllet përderisa Beogradi dhe Prishtina nuk arrijnë një pajtim për zënkën e tyre territoriale. Por, nëse jo njohje (v.j. e Kosovës nga Serbia) atëherë çfarë do të mund të jetë kjo zgjidhje (marrëveshje) ? Askush nuk e di – jo në Serbi, as në Kosovë dhe as në BE.

Një opsion do të mund të ishte që Serbia të nënshkruajë një letër duke thënë se do të hiqte veton e saj në BE, pasi që të anëtarësohet, për të mos bllokuar bisedimet e anëtarësimit të Kosovës me BE, ashtu siç Greqia po e bllokon Maqedoninë.

Nuk do të jetë e lehtë për të gjetur një formulë që BE dhe Kosova do të zinin besë (v.j. ndaj Serbisë). Por nëse Serbia hyn (në BE) para Kosovës pa e hequr veton , atëherë Kosova do të përballej me bllokadën e gjashtë për zgjerimin, në krye të bllokadave nga pesë shtete të BE-së që nuk e njohin.

Akterë të tjerë

Kjo situaté është një ambient i përshtatshëm për Rusinë që t’iu ofrojë vendeve siç është Serbia një rrugë tjetër përpara.Është po ashtu një ambient në të cilin problemi i vetos kërcënon që të shumëzohet gjatë viteve të ardhshme. Greqia do të mund ta bllokojë rrugën e Shqipërisë për në BE, në të njëjtën mënyrë siç po ia bënë Maqedonisë, për shkak të zënkës pér kufirin detar që daton prej vitit 2009. Kroacia do të mund ta përdorë veton e saj për të bllokuar Serbinë për shkak të zënkës për kufirin rreth lumit Danub. Kroacia po ashtu do të mund të bllokojë Malin e Zi për shkak të zënkës për ishullin Prevlaka. Sa më shpejt që vendet e Ballkanit Perëndimor hyjnë në BE, e edhe në NATO po ashtu, aq më mirë për stabilitetit në rajon dhe në Evropën e gjerë. Dhënia fund vetos për zgjerimin në traktin e BE-së do të ishte hapi i drejt për të ndërmarrë për të mirën e të gjithëve: BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

(Autori është gazetar Kosovar, themelues i agjensionit të lajmeve për Ballkanin Perëndimor dtt-net.com. Ky opinion është botuar së pari në euobsever.com : https://euobserver.com/opinion/138924 )

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …