Albert Z. Zholi

Albert Z. Zholi: Gramoz Ruçi, në diplomaci një Ali Pasha, në trimëri një Selam Musa

Kush e ka njohur nga afër tepelenasin e sertë Gramoz Ruçi ka parë tek ai njeriun korrekt, fjalë pak, të sigurt, vizionar, njeriun e thjeshtë, popullor, strikt dhe atdhedashës. Në tërësinë e cilësive që duhet të karakterizojë një politikan veçohen dy, atdhedashuria dhe aftësia profesionale. Në historinë 27-vjeçare të politikës postkomunsite shqiptare, Gramoz Ruçi ndoshta është i vetmi politikan që kur ka ardhur puna në diskutime pa orientim të politikës shqiptare, ka treguar qartazi me dy fjalë se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikan-tregtarëve.  Besoj që gjithkush që ka dëgjuar fjalimet e tij të shkurtra, plot ide dhe pa teprime, ka kuptuar se tek numri i pakët i fjalëve qëndron ideja e madhe e saktësisë. Gjithkush ka pritur me interes fjalën e tij në tempullin shqiptar të legjislativit, pasi tek thjeshtësia dhe “vogëlsia” e fjalëve ka parë seriozitetin dhe korrektësinë e mendimit.

Madje askush nuk mund ta mohojë se, vetë opozita e ka respektuar më shumë se kushdo fjalën e tij në foltoren e parlamentit shqiptar. Sa herë Ruçi ka folur në parlament, ka bërë pozitën dhe opozitën. Korrekt në kritikat ndaj opozitës, tejet transparent në kritikat ndaj të vetëve. Madje në fillimet e parlamentit të ri 2013, kur PD braktisi parlamentin, ishte vetë Ruci ai që bëri opozitarin ndaj ministrave të tij duke theksuar: “Kur ministrat nuk ma hapin mua telefonin, vajmedet për njerëzit e tjerë!”. Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje në sallën e parlamentit, Berisha, kundërshtuesi i çdo deputeti pozitar, asnjëherë nuk ka replikuar dhe ndërprerë fjalën e Ruçit?!! Në foltoren parlamentare Ruçi i ruan të shenjta, mendimin, njohuritë,  dituritë,  duke shmangur lakminë fjalëshumë për famë e madhështi, apo dëshirat e kota. “Sfida më e vështirë është të jesh vetvetja në një botë, ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe” ka qenë dhe mbetet deviza e tij në diskutimet parlamentare.

Thjesht në politikë, Ruçi ka një prazmore të vetën, të thjeshtë, të fortë dhe të sigurt. Mund të thuhet se  orientimi dhe stili i tij në politikë ka formuar një rrymë të veçantë që nuk është mundur të huazohet nga askush, falë temperamentit të tij. Ndoshta në këtë drejtim Ruçi është orientuar nga serioziteti dhe largpamësia diplomatike e bashkë-krahinasit të tij Ali Pashë Tepelena ku për diplomacinë e tij kanë shkruar edhe  studiues britanikë: “Diplomacia e Ali Pashes trajtohet si një rrymë me vete në mësimin e diplomacisë”, citon Sabri Godo, librin e studiuesit anglez Begel “Ali Pasha dhe Britania e Madhe”.

Ndërsa për trimërinë  e tij në tërësinë e debateve politike por edhe deklaratat me karakter patriotik, Ruçi përcjell më së miri gjurmët, karakteristikat më të spikatura të bashkëfshatarit Selam Musai që mbetet një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj kompromiseve në dëm të interesave kombëtare. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nuk do të votojnë Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendit dhe qeverinë e re “Rama 2”. A i shkon kjo për shtat Vasilit? Kurrsesi jo, për të vetmen arsye, se Vasili kurrsesi nuk do arrijë një performancë të tillë si politikan dhe nga ana tjetër deklarata është më shumë tendecioze se sa argumentuese.

Një kundërshti që nuk u bazua në asnjë argument. Ndoshta kjo kundërshti do të hedhë në fushë gurin e radhës pa farë, për të bërë opozitë për opozitë dhe jo opozitë reale dhe vizionare. Politikë nuk do të thotë inat, fyerje, por do të thotë art në drejtimin e shtetit. Arti nuk është tendencioz, por mendim, arsyetim, produkt. Kushdo që mundohet të sulmojë Ruçin si ish-komunist, duhet të kujtoj Ruçin si një model të ri të moderuar në politikë, larg idhujve fanatikë. Modeli Ruçi ka dhënë frytet e veta në 27 vjet demokraci. Vetëvendosja e tij një numër më larg se rrethi i kuq (nga vendi i 9 në të 10-in, nga 16 deputetë) në zgjedhjet e qershorit 2017 në Fier, tregoi se ai nuk ka si qëllim në vetvete të qenit deputet, por shërbëtor i popullit. Një risk të tillë nuk e ka marrë asnjë politikan shqiptar në 27-vjet, aq më shumë duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i partisë më të madhe shqiptare. Parë nga ky këndvështrim, thjesht Gramoz Ruçi në këto 27 vjet, ka qenë në diplomaci një Ali Pasha (i vogël), në trimëri një Selam Musa.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …