Bashkimi Evropian

Edmond Ekrem Krasniqi: Putin, Vuçiç, Daçiç e Dodik e shantazhojnë BE-në në Kosovë dhe në Bosnjë

Naivët nëpër rajon dhe nëpër Bashkim Evropian mashtrohen keq me ftesën publike dhe dinake të kryetarit të Serbisë për « dialog » të brendshëm në Serbi se çfarë duhet bërë me Kosovën. Po të njëjtit, ata në Kosovë, në formën dëshiruese prognozojnë se ky « dialog » do të mund të përfundojë me njohjen e Kosovës . Naivët e tjerë, nëpër BE, po ashtu.

Por cila është strategjia e Vuçiçit dhe krerëve të tjerë të Serbisë e cila këtyre ditëve është në zhvillim e sipër publikisht, jo vetëm lidhur me Kosovën dhe por edhe Bosnjën, përkatësisht Republikën Serbe të Bosnjës ?

Kërcëno stabilitetin e Ballkanit për ta ngutur hyrjen në BE

Strategjia e tij the rrethit të tij është kjo : Serbia synon që të ngus anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian duke frikuar dhe kërcënuar po të njëjtin, pra BE-në, me destabilizim të Kosovës dhe Bosnjës. Kur destabilizohen këto dy shtete, destabilizohet krejt Ballkani, e më këtë edhe vet BE-ja e cila e do rajonin stabil për të mposhtur tentimet e njëjta të Rusisë për interesa krejt tjera.

Në këtë mënyrë, Serbia dhe Serbët, për interesa të tyre, janë bërë pjesë edhe e synimeve ruse për të shantazhuar BE-në me destabilizim të rajonit.

Vuçiçi, përkatësisht krerët e Serbisë e dinë se BE tmerrohet nga ndryshimi i kufinjve në Ballkan. BE e përjetoi këtë me luftërat e viteve ’90-ta.

Dobësia e kësaj frike të madhe në BE, është përparësi për Serbinë dhe po aq edhe për Rusinë. Prandaj ngutja e hyrjes së Serbisë në BE, sipas mendjes së fshehur dhe të heshtur dinake të Vuçiçit, mund të bëhet duke shfrytëzuar në maksimum këtë dobësi të BE-së.

Shumë politikanë dhe krerë evropianë ia kanë thënë Vuçiçit tërthorazi se Serbia do të mbetet tek dera e BE-së duke pritur nëse Kosova nuk pranohet në OKB, dhe nëse Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e saj.

Testi i vërtetë i këtyre qëndrimeve të thëna aty-këtu nga fuqitë e mëdha të BE-së, do të mësohet pas pesë vitesh, apo edhe ndonjë vit më shumë, kur Serbia do të ketë hapur dhe mbyllur 34 kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE, por jo edhe atë për Kosovë (i 35-ti).

Serbia në këtë situatë tash është vënë në veprim për të shantazhuar pikërisht BE-në aty ku m ë së shumti e ndjenë dhembjen BE-ja, destabilizimin e Ballkanit, të cilin e do shumë edhe Rusia për shkak të interesave gjeo-strategjike që lidhen me burimet e saja të gazit, kur BE po ndërton rrjetin e saj për të importuar gaz – së bashku me SHBA – nga Lindja e Mesme dhe shtetet përreth saj, siç është p.sh. Azerbejgjani.

Shenjat e shantazhit

Pak ditë pas ftesës së Vuçiçit për dialog të brendshëm në Serbi, ministri i tij i jashtëm, Ivica Daciç, publikisht e ringjalli « dëshirën » e tij për copëtim të Kosovës, si dhe për shkëmbim të territoreve : veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës.

Ky është kërcënim i qartë që Vuçiç me gojën e Daçiçit i bënë BE-së, duke ia bërë me gisht BE-së se kështu do të destabilizohet Ballkani nëse nuk pranohet Serbia në BE pa vonesë.

2 javë pas ftesës së Vuçiçit për dialog në Serbi për Kosovën, përkatësisht të premten e kaluar (4 Gusht) Vuçiç dhe shefi i Serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, njoftuan se aty nga vjeshta Serbia dhe Republika Serbe e Bosnjës do të miratojnë një deklaratë/memorandum për «mbijetesën » e krejt serbëve nëpër shtetet e Ballkanit.

Pas shpalosjes së kësaj strategjie të Vuçiçit përmes gojës së Daçiçit, kërcënimi i dytë serb bëhet nga Bosnja.

Të martën (8 Gusht) Dodiku u thotë mediave të Banjalukës, se Republika Serbe dhe Serbia do të duhej të kenë të drejtën për bashkim « kur të krijohen kushtet » ashtu siç u bashkuan Gjermania Lindore dhe Gjermania perëndimore. Ky është kërcënimi i dytë që Vuçiç, tash me gojën e Dodikut i bëjnë BE-së në një peridhët prej më pak se tre javësh.

Trekëndëshi Vuçiç – Daçiç – Dodik, tash ndodhet në ofensivë duke shpresuar se më kërcënime dhe shantazheve të këtilla, Serbia do të hyjë në BE shpejtë dhe pa pranuar Kosovën. Vuçiçi në këtë strategji dhe plan në zhvillim e sipër përmes kërcënimeve dhe shantazheve me Kosovën dhe Republikën Serbe në Bosnjë, publikisht e luan rrolin e të moderuarit.

Ai flet si dhelpër jashtëzakonisht dinake, për paqe dhe stabilitet publikisht, por atë që ai nuk e thotë drejtëpërdrejt, i ka ngarkuar Daçiçin në Beograd dhe Dodikun në Banjallukë që ta thonë.

Aty-këtu ndonjë zyrtar i BE-së në Bruksel do të pranojnë me gjysmë zëri se Serbia është duke e shantazhuar pikërisht BE-në përmes destabilitetit në Kosovë dhe Bosnjë, dhe për këtë Vuçiçi e ka edhe përkrahjen e Rusisë, përkatësisht Putinit.

Ky është Vuçiçi i vërtetë. Ai nuk mund të jetë tjetër. As ai e as Daçiçi. Që të dy mbeten ushtarë të vjetër të Millosheviçit. Ushtari i tjetër, Dodik, ka kohë që kërcënon me prishje të Bosnjës dhe ai përsëri mbetet numër një i serbëve atje dhe i mbrojturi i Vuçiçit dhe Putinit.

Ofensiva e Serbisë dhe Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe shantazhuar BE-në, edhe pse që të dy për interesa të ndryshme, u shpreh qartë në Mal të Zi në tetor.

Tash radhën e kanë Kosova dhe Bosnja, nën petkun e siç thonë Vuçiç dhe Dodik « mbijetesës » së Serbëve në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …