Edmond Hajrizi: UBT ka dizajnuar një sistem të integruar online për të ndihmuar studentët dhe stafin që të jenë aktiv

Hajrizi: UBT vazhdimisht i ka mbështetur fëmijët e kategorive të dala nga lufta me ndarjen e bursave për ta

Në një intervistë të dhënë për Tv Dielli rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi ka folur për punën, angazhimet, zhvillimin e hovshëm për sfidat e sukseset që e kanë përcjellë që nga themelimi e deri tani këtë institucion të arsimit të lartë. Ai ka theksuar se gjatë këtyre vitve ne janë munduar që të zhvillojmë programe të reja që i duhen dhe i kanë munguar Kosovës, që të rinjtë të gjejnë vende pune. Hajrizi ka thënë se punojnë me synimin që Arsimi i lartë në Kosovë të ketë një cilësi të lartë që ka një impakt të lartë ku duhet të punohet në kondita shumë të larta. Rektori ka delkaruar se UBT është rritur si institucion dhe rënditet në 10 organizatat më të mëdha në Kosovë me pjesëmarrjen në shumë aktivitete shkencore, publikojmë punime shkencore, jemi anëtar të komiteteve shkencore, projekteve hulumtuese. Hajrizi thotë se prej themelimit kemi filluar të mbështesim fëmijët e kategorive të dala nga lufta. Ne ju japim bursa që ata të kenë më të lehtë studimin, dhe të gjenerojnë vende pune dhe të mos jenë të varur nga askush. Inicimi i parë me akademinë e TMK-së, kemi ofruar një mbështetje me bursa totale, që të fillojë edhe Akademia Ushtarake në Kosovë. Studentet janë mbuluar me bursa 100% , dhe janë dalë kadetët e parë të Kosovës falë bashkëpunimit që kemi pasur.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …