Eduard Bonell: Kosova duhet të njihet për shkak të statusit të saj si shtet demokratik dhe sovran

Eduard Bonell nga Grupi “Bashkë për Katalunjën”në Parlamentin e Spanjës ka propozuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur. Ai argumenton se Kosova duhet të njihet për shkak të statusit të saj si shtet demokratik dhe sovran. Pujol kërkoi nga deputetët spanjollë të tregonin pjekuri dhe maturi në këtë çështje dhe të respektonin bindjet demokratike. Në anën tjetër, deputetja socialiste Obdulia  Alvarez, nga partia e kryeministrit Sançez, deklaroi se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Ajo theksoi se Spanja angazhohet për një zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, megjithëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …