Edward Joseph

Edward Joseph: Asociacioni mund jetë një kusht nga shtetet e QUINT-it, për anëtarësimin e Kosovës në KE

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Joseph, thotë se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese mund jetë një kusht nga shtetet e QUINT-it, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  Ai thekson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është një hap i madh që mbi të gjitha do t’i tregonte presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se strategjia e tij për të izoluar Kosovën nuk po funksionon. Analisti amerikan i politikës së jashtme, në një intervistë për KosovaPress, thotë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, derisa e kualifikon të aryeshme kërkesën e kryeministrit Kurti për nënshkrim të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Sipas tij, themelimi i Asociacionit mund të jetë hapur i duhur, por nëse bëhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe jo një “Republika Srbska” e dytë. Megjithatë, thekson se serbëve në Kosovë mund t’iu jepet një formë më e kufizuar e autonomisë me qëllim që të heqin dorë nga ndarja e Kosovës dhe Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …