leoni

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Duke kundërshtuar Asociacionin, Kurti mori 50 për qind të votave, pastaj e pranoi pa u skuqur fare

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se  se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dështuar historikisht Kosovën në dialogun e Brukselit, duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke, në  mes dy shteteve. Ajo  e konsideron kryeministrin Kurti shkelës të Kushtetutës, pasi në Bruksel ka biseduar për çështjet e brendshme, siç është rasti me dinarin serb. Ai  jo vetëm që nuk ka arritur njohjen reciproke, por ka pranuar edhe formimin e Asociacionit, të cilin duke e kundërshtuar ka ardhur në pushtet dhe tani e ka pranuar “pa u skuqur fare”. Dhe çfarë ndodhi, pra jo vetëm që dështoi që të arrihet njohja reciproke, ai e pranoi edhe Asociacionin që ishte kundër dhe që e solli në pushtet. Fal kundërshtimit të Asociacionit ai i mori 50 për qind të votave. Pastaj e pranoi pa u skuqur fare gjoja nuk ndodhi asgjë. Albin Kurti e pranoi Asociacionin i dha një autonomi më shumë pakicës serbe përmes atij nocionit të vetëmenaxhimit, ka saktësuar, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …