Edward Joseph

Edward P. Joseph: Negociatat do duhej të ishin për njohjen e Kosovës nga Serbia

Eksperi i shquar amerikan për rajonin e Ballkanit dhe me gjerë, Edward P. Joseph ka shfaqur kritika të shumta ndaj qasjes së politikës së Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka deklaruar “Dojçe Veles” se qasja e Richard Grenellit është që me ndryshime në ekonomi mund të bësh edhe ndryshime në fusha tjera por pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të kemi përparim në ekonomi. Eksperti, Edward P. Joseph ka shtuar më tutje se negociatorët amerikane kanë gati një besim religjioz në pushtetin e ekonomisë, si e sheh po ashtu Grenell, se ekonomia ndryshon dinamikën. Një arsye tjetër pse duhet kritikuar Grenell: Ai mori koncesione nga një shtet më i dobët si Kosova, me qëllim që të zbusë një shtet më të fortë, Serbinë. Kjo është shumë e pashëndetshme ta bësh dhe budallallëk. Kosova është shumë më e vogël. Ka deficitin më të madh tregtar në rajon. E çfarë do të thotë kjo, kur ju hiqni të gjithë barrierat tregtare, kush përfiton? Serbia, vendi më i fuqishëm. E madje deficiti tregtar aktualisht në Kosovë mund të zhvillohet më negativisht. Negociata do duhej të ishte për njohjen, dhe ai ( Grenell)  e ka thënë, se ai nuk do ta bëjë këtë, ka theksuar eksperti i shquar amerikan për rajonin e Ballkanit, Edward Joseph.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …