Egjipti ka kërcënuar se do të pezullojë traktatin e paqes me Izraelin, nëse forcat izraelite nisin ofensivën në Rafah

Egjipti ka kërcënuar se do të pezullojë një traktat të rëndësishëm paqeje me Izraelin nëse forcat izraelite nisin ofensivën në Rafah, kanë njoftuar dy zyrtarë egjiptianë dhe një diplomat perëndimor. Konflikti në qytetin jugor të Gazës mund të dërgojë në mbylljen e rrugës kryesore të furnizimit me ndihma të enklavës palestineze. Traktati i njohur si marrëveshja e Camp Dejvid, u nënshkrua në vitin 1978, dhe dërgoi drejtpërdrejt në nënshkrimin e traktatit të paqes midis Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1979. Por, ende nuk është e qartë se çfarë do të thotë saktësisht anulimi i traktatit për marrëdhëniet izraelito-egjiptiane. Me këtë veprim Egjipti bëhet shteti i fundit që paralajmëron pasoja për operacionin e mundshëm të Izraelit në Rafah, për të cilin kryeministri izraelit ka këmbëngulur se do ta godasë, duke pasur prapa përkrahësit e shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …