Muhamet Hamiti: Raporti i PE-së dëshmon shqetësim të thellë për korrupsionin në Kosovë

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar raportin e fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën, duke e cilësuar atë si dëshmi të, siç thotë ai, gjendjes së rëndë të vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Në një reagim në rrjetet sociale, Hamiti ka theksuar se Parlamenti Evropian ka shprehur “shqetësim të thellë” për nivelin e korrupsionit në Kosovë, të cilin e ka cilësuar si problem sistemik, duke iu referuar edhe rënies së vendit në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2025. Ai gjithashtu ka përmendur raportime të mëhershme ndërkombëtare, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, ku thuhet se në Kosovë është evidentuar “korrupsion i rëndë qeveritar”. Sipas Hamitit, këto vlerësime pasqyrojnë një situatë shqetësuese në vend dhe, siç është shprehur ai, gjendjen e keqe të Kosovës nën qeverisjen aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza me ambasadorin gjerman: Institucionet të formohen pa vonesa, theksohet partneriteti me Gjermaninë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e …