Brickos

Ekateriana Trendafilova, ka caktuar trupin gjykues në çështjen e pretenduar penale kundër krerëve të UÇK-së

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekateriana Trendafilova, ka caktuar trupin gjykues në çështjen e pretenduar penale  kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili do të përbëhet nga gjykatësit:  Çarles Smith,  Kristoph Barthe, Guenal Mettro dhe Fergal Gajnor gjykatës rezervë. Ndërkohë gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guiju, kishte njoftuar gjyqtaren bullgare se dosja e çështjes kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jetë gati për t’i kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor të këtij viti. Pavarësisht caktimit të kësaj date kjo nuk do të thotë  se fillimi i gjykimit kundër krerëve të  është afër, ka thënë avokati Artan Qerkini, megjithatë  kjo tregon se tashmë po afrohet faza e  fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …