Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar marrëveshjen financiare me Bankën Botërore

Ekonomistët kanë shfaqur shqetësimet e tyre për mungesën e investimeve kapitale dhe shumën e lartë të subvencioneve

Ekonomistët kanë shfaqur rezervat dhe shqetësimet e tyre për qasjen e Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë. Ata kanë thënë se mungesa e investimeve kapitale në njërën anë si dhe shuma e lartë e subvencioneve, nga ana tjetër, janë për shqetësim.  “Unë jam kundër ndarjes së subvencioneve për arsye se njëfarë mënyre është edhe një keqmenaxhim i parave të taksapaguesve të Kosovës, sepse në momentin kur ato mjete nuk investohen dhe multiplikohen në biznese, atëherë ato mjete munden me u dhënë, po për shkak të mosshpenzimit të atyre mjeteve për shkak të vitit paraprak  andaj tepricat të cilat janë krijuar nga kjo qeveri mund të quhen para të keqmenaxhuara. Nëse një qeverie i teprojnë miliona euro në buxhet e ata miliona i shpërndan si subvencione, kjo tregon paaftësinë e asaj qeverie në menaxhimin e investimeve kapitale të cilat do të multiplikoheshin në aspektin ekonomik, dhe të krijojnë vende të reja pune” ka thënë për Ekonomia Online, profesori i ekonomisë, Medain Hashani.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …