Ekspertët amerikanë dhe ata të FSK-së realizojnë një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive

Ekspertët amerikanë dhe ata të FSK-së realizojnë një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive

Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e Ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan “Bondsteel”, kanë realizuar një operacion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive të cilat janë gjetur nga ekipet e EOD-së, në rajone të ndryshme të Kosovës. Në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle. Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses. Për të përcjellë nga afër këtë operacion, prezent ishte edhe komandanti i kampit “Bondsteel”, koloneli Macaraeg, koordinatori për Deminim nga “Film City”, A. Cipri, zëvendës komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Bajram Bekteshi, si dhe komandanti i Kompanisë së Deminimit, major Gëzim Sada.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …